Work Hours
Mon - Sat: 17:00-21:00

Pyetjet Tuaja

Pyetjet e shpeshta?

Kohëzgjatja e mësimit të shkronjave varet nga ecuria e nxënëseve, sa më shumë të mësojnë aq më shpejt i përfundojnë shkronjat. Mesatarisht zgjat deri në 4 javë, kaq është e mjaftueshme.

Grupet e secilit nivel formohen në numrin e Institutit në aplikacioni WhatsApp, aty studentët informohen për çdo të re. Ndërkohë mësimi zhvillohet me kamer në aplikacionin Zoom.

Mësimet zhvillohen në orare të ndryshme, nxënësja është e lirë të zgjedhi orarin që i përshtatet më shumë.

Ditët dhe oraret ndryshojnë sipas niveleve. Për sa i përket mësimit te shkronjave dhe hyrjes në texhuid mjaftojnë 2 ore në javë. Për sa i përket shkencës se texhuidit ku mësohet i gjithë texhuidi i përgjithshëm, zhvillohet 4 orë në javë.

Në rastet ku është e pamundur prezenca në mësim atëherë ka mirëkuptim, por kërkohet që nxënësja të jetë korrekte në mënyrë që mos të humbasë leksionet dhe të mbetet mbrapa me mësimet.

Çdo studente që përfundon me rezultate te kënaqshme nivelin dhe kalon provimin me sukses, atëherë pajiset me certifikatën e nivelit.